
Nëse do të jesh i suksesshëm në biznes, zgjidh një menaxher të mirë. Kështu ka menduar edhe pronarja e kompleksit “Austria” teksa mendonte akoma pa mbaruar programi “Big Brother”, se një person i përshtatshëm për t’u bërë menaxher i këtij kompleksi, mund të ishte djali i cili spikati për origjinalitetin e tij, Olsi. Duket se kjo ka qenë pikërisht puna që po priste Olsi, pasi që në verë ai e ka marrë me shumë dëshirë menaxhimin e këtij kompeksi super modern. Ndërkohë krahas barit dhe restorantit, prej disa javësh, ambienti i restorantit luksoz mbas orës 22 të darkës, transformohet në një pub të jashtëzakonshëm. Të rinjtë mblidhen aty për të
pirë një gotë dhe për tu argëtuar në një ambient pak të veçantë nga të tjerat. Kjo foto është bërë pak ditë më parë nga paparaci ynë në orët kur fillojnë të vijnë klientët e parë. Ja njëra prej tyre. E mirë apo jo?
Ai është sot me të vërtetë një nga menaxherët më të mirë të lokaleve dhe askush nuk mund ta besonte në fillim, po të kemi parasysh Olsin i cili dukej një djalë që donte vetëm ta shijonte jetën pa bërë shumë sakrifica. Por ja që realiteti flet ndryshe. Që kur ai drejton kompleksin “Austria”, atje gjithçka ka ndryshuar. E sa për jetën e natës, aty tani e gjen gjithmonë plot dhe për çudi tek ai lokal gjen vazhdimisht personazhe të njohur të ekranit. Ndërkohë Olsi, që ka gjetur një punë që edhe e zbavit, nuk ka sesi të mos e shijojë atë atmosferë. Të premten e kaluar duket se ai ka zgjedhur një partnere të veçantë për të pirë një gotë dhe për të biseduar. Ajo është Ingrid Gjoni. Vajza e njohur ishte aty me disa shoqe dhe të motrën Inisin por duket se ka preferuar që të kalojë pak kohë me Olsin. djalin që tashmë është po kaq i famshëm sa edhe ajo, falë programit të njohur të “Big Brother”. Dy të rinjtë kanë ndenjur bashkë, kanë pirë dhe kanë kërcyer dhe shpesh mbas edhe me justifikimin e muzikës së lartë, afroheshin shumë me njëri tjetrin.
Edhe Inis Gjoni është parë kësaj here te pub “Austria”. Në fakt vajza e njohur e spektakleve kishte kohë që nuk dukej në pube apo bare, por një festë e organizuar te ky pub, mesa duket e ka tunduar atë. Në shoqërinë e saj ishte edhe e motra Ingridi, si dhe disa mikesha të saj. Gjatë darkës Inisi ka preferuar të pijë kryesisht birrë si dhe të bisedojë me mikeshat e saj. Ingridi dhe Inisi nuk janë vetëm motra por edhe dy shoqe të mira. Këtë fakt ato e pohojnë në çdo intervistë që japin për mediat.

Prej kohësh kishin nisur sërish thashethemet për një ribashkim të tyre por e kanë mohuar kate gorikisht duke i lënë si gjithmonë në trajtën e tymnajës së përgojimeve. Por në fakt është e vërtetë. Ingrid Gjoni dhe ish-i fejuari i saj Enea janë sërish bashkë dhe paparaci ynë sjell fotot që tregojnë për një tjetër lidhje të tyre. Vetëm pak ditë më parë, Ingridi dhe Enea kanë qenë në një nga clubet e natës në kryeqytet ndërsa kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Të dy shumë të lumtur e tregojnë qartë se ndihen mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit ku nuk kanë kursyer as përkëdheljet dhe bisedat gjithë ëmbëlsi mes tyre.
Tashmë me një tjetër look, Ingridi nuk është më bjonde si në kohën kur ishte e fejuar me Enean, por ka tërhequr njësoj vëmendjen e këtij të fundit edhe si brune, madje më shumë nga ku duket qartë se djali e ndjek me sy dhe admirim në çdo lëvizje të saj, qoftë kur flet, qoftë kur kërcen. Siç shihet qartë edhe nga këto foto, këngëtarja është ‘varur’ në shpatullat e Eneas dhe i qëndron shumë pranë ndërsa buzëqeshjet e shoqërojnë gjithmonë. Ingridi kohët e fundit është vënë jo pak në qendrën e vëmendjes së mediave, duke u shfaqur me histori të ndryshme nga jeta e saj, por që në fund të fundit është treguar se kjo gjë nuk e preokupon dhe aq. Shijon dhe gëzon njësoj gati çdo mbrëmje nën shoqërinë e miqve nëpër pube apo karaoke. Dhe ja ku shfaqet tashmë dhe konfirmon për ne lajmin se tashmë është sërish në krahët e ish-të fejuarit për të cilin disa kohë më parë shprehej se ishte shumë e dashuruar.
1 VIT E PAK MË PARË…
Fejesa mes Ingridit dhe Eneas mori fund rreth 1 vit e pak muaj më parë ndërsa këngëtarja u shfaq sërish një femër e lirë pas dy vitesh bashkëjetese. U fol shumë për ndarjen e tyre, si fillim për mospërputhje karakteresh e më pas erdhi dhe deklarata nga vetë Enea sipas të cilit ish- e fejuara e tij ishte tepër xheloze. Lajmi ngjalli vërtet kuriozitet e aq më tepër që prej kohësh flitej për një ftohje të marrëdhënieve të çiftit. Në intervistat e dhëna pas fejesës, Ingridi gjithmonë shprehej se ndihej e lumtur dhe fliste me superlativa për të fejuarin e saj ndërkohë që Enea në fund tha për vajzën simpatike se në lidhje ishte tejet e vështirë përsa i takon xhelozisë.
NDJENJA
Në një rreth të ngushtë thashethemesh flitet se mes Ingridit dhe Eneas është kthyer sërish ndjenjam që ndoshta kurrë nuk u venit edhe pse deklaratat pas ndarjes të linin të kuptoje se gjithçka nga kjo dashuri kishte marrë fund. Pas prishjes së fejesës Ingridi shprehej se donte t’i përkushtohej profesionit të saj dhe kryesisht familjes, se nuk kishte më asnjë kontakt me Enean dhe se dëshironte t’i kalonte ato pak ditë pushimi në plazh e qetë. Për Ingridin gjithmonë bashkëjetesa ka qenë më shumë se fejesa. Ajo parapëlqente këtë stil jete pasi sipas saj bashkëjetesa shërben më shumë për t’u njohur me njeri-tjetrin dhe nëse duhet të vendoset një unazë në dorë sa për të zyrtarizuar fejesën, kjo mund të bëhet edhe brenda një dite. Dhe normalisht këtij mendimi ajo i qëndron akoma dhe ndoshta pse jo, çifti mund të kthehet njëlloj siç ishin disa kohë më parë, duke harruar dhe hedhur pas krahëve, gjithçka që ka ndodhur me sytë nga e ardhmja për të parë për më mirë.
|